Afganistan – Atentate ndaj Pallatit Presidencial dhe zonës së policisë

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, por këto atentate tregojnë qartë brishtësinë e sistemit të sigurisë në Afganistan ku talebanët vazhdojnë të veprojnë në liri të plotë. Sipas forcave të sigurisë publike, predha e parë goditi presidencën duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe pak më vonë, në qendër të shenjestrës kanë qenë zyrat qëndrore të policisë. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentateve, duke thënë se predhat e lëshuara ndaj institucioneve ishin 4.

Advertisement