”Sulmi ndodhi në Jalalabad, vend ku ndodhen shumë baza ushtarake të huaja”, theksoi Mohammad Ayoub Salangi. Ambasada amerikane, që ndodhet pranë zyrës së AFP-së në Kabul, ka lëshuar sirenat e alarmit dhe i ka kërkuar personelit të strehohet. ”Të paktën pesë kalimtarë afganë dhe një roje sigurie janë vrarë si pasojë e këtij atentati kamikaz që kishte vënë në shënjestër një pension që strehonte veçanërisht punonjës të huaj nga Bashkimi Evropian dhe OKB”, theksoi Ministria e Brendshme afgane.