Afganistan – 8 persona humben jeten me 23 shkurt

Të paktën tetë civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën më 23 shkurt gjatë një përplasjeve mes forcave të NATO-s dhe kryengritësve në jug të Afganistanit, sipas një hetimi të bërë nga autoritetet lokale afgane dhe NATO. Më 23 shkurt, një patrullë e Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë ranë në një pritë në një fshat në distriktin Sangin, në provincën Helmand, bastion i talebanëve. “Nga kjo përplasje të paktën tetë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën”, deklaruan në një komunikatë autoritetet e Helmandit dhe NATO-s.

Advertisement