Afganistan – 125 viktima nga sulmet e NATO-s

Sulmi ndodhi në datën 4 shtator në Kunduz. Washington Post thekson se avionët e NATO-s bombarduan dy autocisterna të rrëmbyera nga talebanët. Gjatë bombardimit u mendua se përreth çisternave ndodheshin vetëm talebanë por gjithçka rezultoi e gabuar pasi në sulm humbën jetën edhe dhjetëra civile. Kjo ngjalli edhe reagimin e presidentit Hamid Karzai, i cili kërkoi që forcat ndërkombëtare të jenë më të kujdesshme gjatë aksioneve.

Advertisement