Prej kohësh, Afërdita është shkëputur nga bota muzikore. Bukuroshja e pasarelave i është përkushtuar gjatë kësaj kohe marrëdhënies së re, duke shijuar gjithë vitin pushime nëpër botë.
Pa diskutim që “ndarja” me muzikën nuk do të ishte e gjatë, ndaj dhe modelja ka vendosur të rikthehet edhe njëherë si këngëtare. Aktualisht ajo po punon për të sjellë klipin më të ri. Por e veçanta në këtë këngë nuk do të jetë pamja sensuale e Afërditës, por prezenca e të dashurit, sportistit, Jakub Kidl. Për këngën e re ajo ka zgjedhur të ketë protagonist të dashurin, duke e përjetuar edhe më me emocionin klipin. Mbetet për t’u parë sesi do të duket Afërdita këtë herë si këngëtare në krahët e dashurisë së saj.