Afërdita Dreshaj tregon historinë e dashurisë, si u njoh me Jakub Kindl

Një histori  dashurie që u kurorëzua me martesë…

Vetëm pak ditë më parë modelja Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek i hokejt, Jakub Kindl u martuan në një ceremoni mjaft të bukur në Miami të Floridas.

Advertisement

Pas dasmës ishte sigurisht radha e muajit të mjaltit në Karaibe, ku çifti kaloi një eksperiencë të paharrueshme.

No rules in a jungle..

A post shared by Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) on


Por si nisi e historia e tyre e dashurisë? Në një intervistë për “Revista Who”, Afërdita tregoi çastin e takimit.

“Jemi njohur në një restorant sushi… Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen. Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falenderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam.Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit. I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale. Më kishte shkruar në ‘Facebook’, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në ‘Twitter’ dhe të më bënte ‘retweet’, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë. Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte ‘retweet’ për të më fituar vëmendjen. Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në ‘Twitter’ e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë.”, u shpreh ajo.

Mr and Mrs Kindl

A post shared by Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) on

Modelja ka zbuluar edhe disa detaje interesante rreth dasmës. E pyetur se sa kohë i ishte dashur për të menduar gjithçka, Afërdita u përgjigj:

“Si fillim duhet të tregoj se unë asnjëherë nuk kam qenë tipi i dasmave. Asnjëherë në jetë nuk e kam menduar veten time si nuse dhe nuk e kam pasur ëndërr fustanin e bardhë, si shumica e vajzave. Nga momenti kur Jakub më propozoi për martesë, nisëm të mendonim për mundësitë se kur do ta bënim dasmën. E kishim të qartë që do ta bënim në verë, por nuk e dinim nëse këtë vit, apo tjetrin. Në fund vendosëm ta bënim këtë verë, sepse do të shkonte shumë gjatë. Që prej asaj kohe, për gjashtë muaj me radhë kam filluar të hulumtoj çdo detaj. Kam marrë dy planifikues dasmash, që më kanë ndihmuar shumë dhe ia kanë dalë të realizojnë atë çfarë kisha unë në kokë.”