Një katarakt i vërtetë 40 metra i lartë, që derdhet në një hapësirë të mbyllur…kjo është risia e kompleksit të madh të aeroportit kryesor të Singaporit, që u hap të enjten.
Me një kosto prej 1.25 milionë dollarësh, qendra margaritar, ka kopshte që ngrihen përgjatë katër kateve si edhe 280 dyqane dhe restorante, një hotel dhe kinema. Ajo lidh tre terminalet e aeroportit.
Shumëkush ishte skeptik fillimisht se kompleksi 135 mijë metra katror do të ishte kaq mbresëlënës. Por në përfundim, ai rezulton një magnet dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë e kureshtarë.
Dhe e gjithë kjo, bëhet me qëllim që të tërhiqen udhëtarët e distancave të gjata nga aeroporte të tjera si ai i Hong – Kongut dhe i Dubait duke i bërë tranzitet dhe qëndrimet më të këndshme.
/TCH/