Adriana Lima në një lidhje të re, harron shumë shpejt shkrimtarin turk

Adriana Lima dhe  ish i dashuri i saj, shkrimtari i njohur turk, Metin Hara dhanë fund lidhjes pas një viti e gjysmë romancë. Lajmin e ka konfirmuar ‘People’ përmes disa burimeve të sigurta të çiftit. Modelja e njohur u shfaq për herë të parë me ish të dashurin e saj në korrik të vitit 2017, në një jaht në Bodrum të Turqisë. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe modelja po përflitet për një lidhje të re me futbollistin amerikan Julian Edelman me të cilin dhe kohë më parë modelja ka flirtuar. Dhe ky dyshim erdhi nga një foto e publikuar nga modelja në Instagram ku në qafë mbante një varëse që është simboli i ekipit të New England Patriots, ku luan dhe futbollist Julian Edelman. A është kjo lidhje e vertetë? Pritet të shohim në muajt në vazhdim nëse çifti e konfirmon me daljen e tyre në publik.

/Syri.net/

Advertisement