Administrata hap dyert për të rinjtë

2500 të rinj që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve do të kenë mundësi t’i bashkohen administratës shtetërore duke u punësuar për 3 muaj.

Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi, gjatë fjalës së tij në një aktivitet për rininë u shpreh se programi i intershipit do t’ju jap mundësi të rinjve të njihen nga afër me punën në administratë.

Advertisement

Ministri i Mirëqënies, vuri sërish theksin tek arsimi profesional, që është një ndër prioritete e tij. Ai premtoi  me shumë investime, ndërsa kërkoi më shumë përkushtim nga nxënësit. Sipas tij kjo do të jetë një mënyrë e mirë për t’i ofruar edhe europës puntorë të kualifikuar.