Adi Krasta dhe 22 vjetori i martesës!

Është shumë hermetik moderatori i njohur kur vjen fjala tek jeta private. Pak dimë në këtë drejtim sepse ai vetë është treguar gjithmonë i kujdesshëm ta mbajë familjen larg kureshtjes publike që rrethon ( dhe lodh) personat e famshëm e ata prane tyre.

Por këtë herë, Adi është dorëzuar, sepse ka vendosur të postojë në rrjette sociale një foto tejet të vecantë përmes të cilës kremton 22 vjetorin e vet të martesës.

Advertisement

Menduam se do të ishte një foto dasme, e kështu do të shihnim si dukej e shoqja për shembull, por jo, Adi sërish na tërhoqi por e shmangu me shumë stil informacionin e tepërt, duke na treguar vetëm imazhin e duarve të tyre të bashkuara atëherë, në ditën e dasmës.

BORDO.al