Për herë të parë, banda legjendare australiane e rokut AC/DC ka perfomuar me një vokalist tjetër, dhe ai është pikërisht, Axl Rose, ikona e grupit Guns N’Roses që prej vitit 1985.
Si rrallë herë në debutimin e Lisbonës, ai zëvendësoi vokalistin Brian Johnson, i cili për aryse shëndetësore është tërhequr nga turi botëror. Mjekët e kanë këshilluar atë se mund të humbasë dëgjimin nëse vijon të këndojë.
Johnson, i cili ka drejtuar grupin që nga viti 1980 pas vdekjes se Bon Scott, është shprehur emocionalisht i mërzitur se nuk do të marrë pjesë në tur, por u zotua se nuk do të heqë dorë nga muzika.
Fansa nga e gjithë bota udhëtuan drejt Lisbonës për të shijuar nga afër performancen e AC/DC.
“Nuk kishte thuajse asnjë dallim në vokalin e Brian Johnson dhe Axl Rose. Dashuria për bandën na bëri që ta shijonim koncertin”, u shpreh një fanse e këtij grupi.