Gjatë shfaqjes së saj në Jimmy Kimmel Live! të hënën, Zendaya, ylli i Euphoria, 29 vjeçe, iu përgjigj spekulimeve ndërsa ndau një video të një “martese” të rreme nga filmi i saj i ardhshëm “The Drama“. Thashethemet nisën pasi stilisti i saj , Law Roach, deklaroi se çifti kishte marrëdhënie martesore.
Kimmel përmendi se fansat kishin krijuar edhe foto “AI” të martesës midis Zendaya-s dhe Holland-it, të cilat disa besuan se ishin reale. Zendaya i hodhi poshtë thashethemet me humor: “Isha duke dalë jashtë dhe njerëzit thonin, ‘Oh Zot, fotot e martesës janë të mrekullueshme.’ Unë u thashë: ‘Babe, ato janë AI. Nuk janë reale.’”
Ajo tregoi se kishte sjellë pamje në emision për të “qartësuar konfuzionin”. Klipi, nga filmi i saj i ri me temë martesore “The Drama“, e tregon Zendaya-n si nuse bashkë me Robert Pattinson, 39 vjeç, ku fotoja e Holland-it ishte vendosur qesharakisht mbi trupin e Pattinson-it. “Duket sikur dikush ka ngjitur kokën e Tom-it mbi Robert,” komentoi Kimmel. “Jo… ato janë pamje reale,” insistoi Zendaya, duke sqaruar se nuk ishin AI.
Shfaqja e saj erdhi një ditë pasi u pa duke mbajtur unazën e fejesës dhe atë që dukej si unazë martese të artë në Oscars 2026, ku ajo dhe Pattinson dorëzuan çmimin për Regjisorin më të Mirë.
Filmi “The Drama“, me Zendaya dhe Pattinson, do të shfaqet në kinema më 3 prill.


