A ka romancë mes Selena Gomez dhe Niall Horan?

Pyetja që fansat kanë në mendje është nëse Selena Gomez dhe Niall Horan janë të lidhur, vecanërisht pasi i kanë parë së bashku në Santa Monica Pier.
Sipas dëshmitarëve, ata kanë qenë në një park lojrash, të shtunën në mbrëmje.
Megjithatë asgjë nuk është konfirmuar nga palët dhe ende është herët për të thënë se mes tyre ka një lidhje.
Ndërkaq Gomez dhe Horan janë parë së bashku edhe në festën e ditëlindjes së Jenna Dewan-Tatum, ku sipas dëshmitarëve, të dy kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Advertisement