A janë të sigurta paratë tona? Peleshi: Askush nuk ka garanci 100%…

Në kryeministri nëndrejtori i SHISH Oljan Kanushi dhe kreu i BSH Gent Sejko po zhvillojnë një takim, vetëm pak ditë pasi pati një sulm kibernetik ndaj disa bankave të nivelit të dytë.

Sot ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u pyet nëse janë të sigurta paratë e shqiptarë, por ai tha se lufta kibernetike nuk mund të fitohet pasi është një luftë e vazhdueshme.

Advertisement

Sipas Peleshit nuk ka asnjë mur që të mbron 100%, duke shtuar se partnerë të Shqipërisë si NATO dhe SHBA po ndihmojnë vendin tonë për të përballuar këtë sulm me sukses.

“Jam anëtar i kabinetit dhe anëtarë i kabinetet për mbrojtjen kibernetike. Dihet botërisht se nuk ka siguri 100%. Askush nuk e ka këtë garanci. Nuk ka mur 100% të sigurta. E keqja vejnë edhe për mirë. Kemi rritur investimin dhe vigjilencën për mbrojtjen. Jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe në sektorin privat. Ata kanë sukses edhe për shkak të mungesës së vëmendjes së njerëzve. Çfarë të hapim dhe çfarë jo. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe nga parterët ndërkombëtar. NATO, SHBA për mbështetjet me infrastrukturë me ekspertizë. Janë grupe e reagimit të shpejtë në rast sulmesh. Janë të gjithë të sfiduar nga këto sulme por nuk jemi vetëm. Jemi në mes të NATO-s kemi në krah partnerë të fortë si SHBA. Edhe gjatë sulmit të parë i kemi pasur afër. Dhe planet e ardhshme janë me këtë partneritet. Nuk fitohet lufta njëherë e mirë, por një luftë që vijon.” tha Peleshi.