Ka disa ditë që flitet në media se Soni Malaj dhe bashkëshorti i saj, Mirko, janë ndarë. Kjo është hera e dytë që media të ndryshme publikojnë një lajm të tillë. Kështu ndodhi edhe në pranverë, kur u tha se Soni ishte ndarë.
Por në mesin e muajit Maj ajo publikoi këngën e saj më të fundit me titull “Me rrena” ku u shfaq duke vallëzuar bashkë më Mirkon dhe duke shuar gjithë thashethemet se çifti i kishte dhënë fund martesës 4-vjeçare.
Soni dhe Mirko u njohën në Tiranë gjatë një spektakli vallëzimi dhe nga martesa kanë një vajzë me emrin, Anna.