Pikëpyetjeve i erdhi fundi! Arbana Osmani dhe Ledion Liço do të jenë bashkëprezantues të edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Kështu shkruan faqja zyrtare e formatit në Wikipedia.
Informacioni është përditësuar vetëm pak orë më parë, duke konfirmuar një herë e mirë moderatorët kaq shumë të komentuar.
Ashtu siç dihet, reality-show do të nisë transmetimin maratonë të shtunën e 13 janarit.