Vodka? Mund të pihet dhe me sy!

Friday, January 16, 2026

Po të mos kishim fotografi apo video që e dëshmojnë këtë tendencë, me siguri do t'i quanim trilime fjalët për pirjen e Vodka-s nga sytë. Thuhet se pirja në këtë mënyrë ka efekt më  të shpejtë dhe alkooli arrin më shpejt në gjak përmes mukozës së syve. Prirja në fakt ka ardhur nga kampuset Angleze dhe Franceze dhe tashmë ka me qindra video që tregojnë se si të bëhet kjo: shishja me vodka kthehet në sy, kështu që hyn direkt në kontakt me mukozën e syve. Siç raportohet nga gazeta “Il Messaggero”, farmacitë në Romë kanë vënë re një numër në rritje të fëmijëve dhe të rinjve që në fundjavë blejnë pikatore për sytë. Në fakt, kjo nuk është një praktikë pa pasoja: përveç djegies dhe skuqjes së menjëhershme të syve, mund të provokojë dhe dëme serioze si psh. në rastet më të rënda, mund të çojë në transplantim të kornesë. Për të shuar kureshtjen tuaj e tonën bashkë shihni videon e mëposhtme.


 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -