Priteshin duartrokitje pafund e të bërtiturat e më shumë se 10.000 adhuruesve, të cilët ishin të etur, aq më tepër që idhulli i tyre kishte vetëm një datë nga turi i tij dedikuar Italisë. Por ajo që nuk dihej ishte fakti se pas performancës, Bieber përfundoi në një mbrëmje tejet të veçantë të mbajtur në nder të tij nga stilistët Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, të cilët vendosën të festojnë në klubin të tyre Gold në Milano. “E dashuroj Italinë. Ka ushqimin më të mirë në botë! Show ishte i mrekullueshëm dhe festa e mahnitshme. Faleminderit për momentet e bukura. Tani nisem për Izrael”,- ka shkruar Justin në faqen e tij zyrtare të Twitter.

Advertisement