Të çmendur pas çiftit

Sipas një studimi të kryer nga Panelbase për “Sunday Times”, shumica e njerëzve do të donin të shihnin ata në fron: 59% e të intervistuarve thanë se ishte në favor të idesë se çifti i ri mbretëror duhet të trashëgojë fronin nga Princi Charles, ndërsa një në tre britanikë dëshironin që Mbretëresha Elizabet II të qëndrojë dhe për dy vitet e ardhshme në fuqi. Rezultati sigurisht vjen dhe si pasojë e presionit që ushtron martesa e 29 prillit në opinionin publik. Janë plot tridhjetë vjet që Mbretëria e Bashkuar nuk përjeton një event dhe një ngjarje kaq të madhe që nga koha e martesës midis Princit Charles dhe Princeshës Diana. Për këtë kërkim janë intervistuar rreth 2 mijë të rritur, për të cilët tradita nuk është aq e rëndësishme, ndërkohë që vetëm 41% tha se mbështesin Princin Charles, të tjerët do të bënin gjithçka për të mos e parë atë në fron. Në veçanti, femrat i kanë kthyer shpinën ish bashkëshortit të Dianës. Tre të katërtat e të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar (78%), të moshës ndërmjet 18 dhe 34 vjeç, preferojnë një monark si William ndoshta se tek ai shohin të ndjerën Princeshë Dianën. Nuk dihet ende se çfarë mendon Mbretëreshë Elizabeta II për rezultatet e këtij sondazhi?

Advertisement