Frutat për make-up

Sigurisht që ne prej tyre marrim vitaminat e çmuara, por nuk duhet të harrojmë dhe benefitet që mund të përfitojmë nga ngjyrat e tyre, sidomos në fushën e kozmetikës. Linjat kozmetike janë plot me produkte të ekstrakteve aromatike të frutave edhe pse shpesh ato janë substanca të sintetizuara në laborator. Janë bërë kërkime të shumta për të arritur konkluzione të mira dhe është zbuluar një botë e pafund produktesh, përtej atyre që ne përdorim në jetën tonë të përditshme. Së bashku do të zbulojmë disa nga benefitet që mund të përfitojmë nga frutat e pranverës.

Për të gjitha ju që nuk mund të hiqni dorë nga buzëkuqi dhe e doni t’a keni vazhdimisht në çantën tuaj tashmë ekziston një linjë e re e quajtur BITE BEAUTY, e para linjë me përbërës tërësisht nga koncentrati i lëngjeve të frutave organike. Kjo linjë është jo vetëm antioxiduese, por siguron edhe një buzëkuq të bukur që nuk përmban substanca toksike. Është shumë e rekomandueshme për personat që pothujase në çdo moment të ditës përdorin buzëkuq.

Advertisement

Nëse i doni kafshët dhe nuk toleroni që produktet kozmetike të jenë testuar mbi ta, apo dhe më keq akoma një buzëkuq ose një rimel që ju përdorni të jetë prodhuar prej kafshëve, atëherë duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre. Në mes linjave të produkteve kozmetike ju duhet të gjeni atë linjë që përfshin pigmente dhe antioksidantë ekstrakte nga frutat dhe perimet. Disa shembuj? Fard për faqet me ekstrakt molle, fruta të kuqe, luleshtrydhe, penel boronice, fondotintë me ekstrake pjeshke, me pak fjalë, bukuri e mbushur me vitamina.

Konkludojmë me produktet aromatike me fruta për dush. Nga studime të shumta është parë se të gjitha produktet me përmbajtje të lartë vitaminoze bëjnë mirë dhe për lëkurën e trupit. Këto produkte duhet të jenë plot me sulfate dhe me ngjyra të marra nga ekstraktet e frutave. Duhet të jenë të paketuara në shishe të bëra nga material i riciklueshëm. Ata të cilët e ndjenë veten të dashuruar me frutat do të kenë vështirësi në zgjedhje. Disa kombinime të shkëlqyera janë: kajsi dhe borzilok, shalqi dhe eukalipt, fik dhe rozmarinë, trumzë dhe limon, dardhë dhe limon e shumë e shumë të tjera.