Mbledhje urgjente familjare!

Sipas The National Enquirer, artistja sapo  dëgjoi që vajza e saj është bërë një konsumuese droge, anulloi udhëtimin që kishte planifikuar drejt Atlantis. Ajo organizoi një festë në shtëpinë e saj për të festuar 18 vjetorin e Bobbi Kristina-s dhe më pas njoftoi të gjithë familjarët për një mbledhje. Gjatë kësaj mbledhjeje familjare Whitney tha se do t'ja merrte mbrapsht makinën Lexus që ia kishte blerë dhuratë së bijës dhe se ajo duhet të bëhej gati për në qendër rehabilitimi. Pritet që vajza për momentin t'a "urrejë" nënën ë saj, por është shumë e re dhe ka vërtet nevojë për ndihmë. Bën mirë që Bobbi ta dëgjojë artisten e madhe dhe të largohet një herë e mirë nga bota e drogërave.

Advertisement