Flet për divorcin

Herën e fundit aktorja anonçoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, David Arquette, me të cilin kishte një lidhje shumë vjeçare. Megjithëse shumë shpesh është shkruar për peripecitë e ish bashkëshortit të saj në qëndrat e rehabilitimit, Courtney Cox ka preferuar të qëndrojë gjithmonë larg komenteve. Tashmë ka vendosur të flasë për ndarjen dhe se si po kalohet kjo situatë delikate nga vajza e çiftit në nje intervistë për Harper’s Bazaar. “Unë mendoj se çdo çift ka një moment në të cilin kupton se gjithçka ka përfunduar e se nuk je më i lumtur. Fillojnë dhe mendojnë a ndajnë më të njëjat interesa? Mendoj se ndarja është diçka normale, por bëhet shumë e vështirë kur ajo bëhet publike”,- ka thënë Courtney.

Advertisement