Në punë për spotin e ri

Fotot e kësaj fushate publicitare po realizohen nga fotografi i jashtëzakonshëm Mario Testino. Emma ish veshur në një stil parizien chic me një fustan ngjyre nude shumë romantik, të cilit i ishte shtuar edhe një dozë “biker chic” falë xhaketës së zezë të lëkurës, një palë këpucë peep-toe të zeza dhe një buzëkuqi ngjyrë fuksia. Ende nuk është konfirmuar nëse fotot e para të Emma-s si imazh i Lancôme do të jenë për reklamimin e parfumit apo produkteve të make up-it, megjithatë ajo dukej super në formë në sheshin e fotografimit.

Presidenti i Lancôme International ka komentuar: “Falë sharmit, romanticizmit dhe modernizmit të saj, Emma Watson është bërë ikona e brezit të saj. Jemi shumë të kënaqur me këtë bashkëpunim, pasi Emma ka sjellë një shpirt të freskët në Lancôme”. Po ju si mendoni? A i ka shtuar freski aktorja promovimit të produkteve të kësaj firme?

Advertisement