8 vjeçari që çuditi New York-un

Merret me sportin e mundjes dhe të gjithë moshatarët e tij tërhiqen nga gara në momentin që i bie të ndeshen me 8 vjecarin e frikshëm. Ai ka fuqinë e një mundësi profesionist shumë më të madh në moshë se ai. Shoqata e mundjes në NY ka vendosur që djalin t’a përjashtojë nga ky kompeticion në kategorinë e fëmijëve, pasi jo vetëm që e ka të fituar ndeshjen që pa filluar, por rrezikon të dëmtojë rëndë shëndetin e moshatarëve të tij.

Për këtë arsye vogëlushi Stevo nuk është çudi që të fillojë të ndeshet me djem profesionistë më të mëdhenj se ai. Ekspertët e kësaj fushe thonë se fuqia e tij mund të shtrijë në tapetin e ndeshjeve pa u sforcuar shumë djem njëkohësisht. Populli njujorkez është shumë i impresionur nga 8 vjeçari Stevo i cili padyshim ka krijuar shumë adhurues.

Advertisement