Ndërron jetë një tjetër regjizor

Monday, December 15, 2025

Regjisori i filmit LETTERS TO JULIET, me protagoniste Amanda Seyfried (në foto), vdiq në moshën 49 vjeçare si pasojë e tumorit në tru. “Ai vuante nga tumori në tru prej disa kohësh dhe së fundmi kishte lëshuar metastaza në të gjithë trupin. Ajo që të bën shumë përshtypje është se pas operacionit Gary ka drejtuar xhirimet e filmit LETTERS TO JULIET. Ishte një betejë të cilën menduam se e kishte fituar, por me sa duket jo”,- ka thënë menaxherja e tij Rosalie Swedlin për The Hollywod Reporter. Veç të tjerash ajo ka thënë se po organizohet një ceremoni funerali private.

Përveç punës së tij me komeditë romantike, Mr. Winick ishte i njohur edhe për filmat e tij, prodhime të pavarura. Në vitin 1999 ai krijoi kompaninë InDigEnt, me të cilën prodhoi 19 filma të pavarur në vetëm 10 vite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -