Ajo është cilësuar si një institucion i nevojshëm për të krijuar një kulturë të re shërbimi që administrata tatimore ofron ndaj klientëve dhe biznesit. Përfaqësuesi i saj, i premtoi kryeministrit Berisha që ishte i pranishëm në këtë ceremoni, se do të ofrojë shërbim të garantuar ndaj tatim-paguesve të Tiranës, si një shembull ndaj luftës kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit. Kryeministri Berisha në fjalën e tij u shpreh se në Shqipëri, nuk ka një reformë tjetër që të ketë impakt më të madh, sesa ajo anti-korrupsion. Duke përmendur fondin e Pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit, me shumë prej 15 milionë dollarësh në vitin 2006, Berisha theksoi se ai është vënë në punë për të realizuar projekte të rëndësishme në kuadrin e luftës-antikorrupsion. “Prokurimet elektronike, ishin një nga këto sfida, duke nisur edhe sistemin e taksës elektronike”, tha ai. Duke përmendur ndër të tjera se projektet e Koorporatës së Sfidës së mijëvjeçarit deri tani kanë përbërë një sfidë të shkëlqyer për palën shqiptare.


