Streep shfaqet me stilin karakteristik të flokëve të Thatcher, buzët e kuqe dhe vathët me perla. “Prespektiva e eksplorimit të gjurmëve që ka lënë në histori kjo grua është një sfidë e frikshme dhe emocionuese në të njëjtën kohë. Unë po përpiqem të qasem me sa më shumë zell, entuziazëm dhe vëmendje në detaje, të cilat Znj. Thatcher i ka në të vërtetë”,- ka thënë Streep në një deklaratë për shtyp. Ky projekt kinematografik i parashikuar të shfaqet në fund të vitit, i ka bashkuar edhe një herë Meryl Streep e regjizoren e MAMA MIA! Phyllida Lloyd. Denis, bashkëshorti i Thatcher do të luhet nga aktori veteran britanik Jim Broadbent.
Njësoj si Margaret
Wednesday, December 17, 2025
Next article
RELATED ARTICLES


