Thuhet se aktorja dhe bashkëshorti Brad Pitt do të hapin shtëpinë e tyre për Leah, një vogëlushe 4 vjeçare që ka humbur të gjithë familjen nga tërmeti që goditi Haitin vitin e shkuar. Angelina e ka takuar vajzën në Shkurt 2010, një muaj pas katastrofës natyrore dhe pritet që vogëlushja të takojë Brad dhe fëmijët përpara se adoptimi të autorizohet këtë vit. “Avokatët e Angelina-s janë duke u marrë me procedurat e nevojshme që Leah të vijë dhe kalojë më tepër kohë në Amerikë. Është një procedurë standarte që shërben për t’u siguruar se Leah përshatet mirë. Një sërë vëzhguesish nga grupe si Kryqi i Kuq janë duke u kujdesur që Angelina të trajtohet si të gjithë dhe jo të përfitojë procedura të përshpejtuara”,- ka thënë një burim për Daily Mirror.