Ajo është bërë e famshme falë rolit të Serena Van Der Woodsen në serinë televizive GOSSIP GIRL, vajza e pasur new york-eze me probleme dashurie e miqësie si dhe pjesëmarrje nëpër festa. Me sa duket Blake ka fituar zemrat e shumë fansave, aq sa është kurorëzuar si “gruaja më e dëshiruar e 2011-ës” nga revista për meshkuj ASKMEN. Blake ka mundur kolege si Scarlett Johansson apo Kim Kardashian në listën e 99 bukurive të publikuar në sitin e Askmen.com. 23 vjeçarja Lively në të njëjtin sondazh të vitit 2010 renditej vetëm në vendin e 85-të.