Supermodelja seksi shfaqet nudo në kopertinën e marsit të revistës britanike GQ. Ajo ka rrëfyer për abuzimet gjatë moshës 20 vjeçare: “Për të kaluar tensionet e sfilatave dhe për të përballuar famën e arritur krejt papritur, bëja një jetë të shthurur. Festa çdo natë dhe abuzim me drogëra e alkool. Doja vetëm të shpëtoja nga problemet e mia prej 20 vjeçareje, por sigurisht droga dhe alkooli nuk më bënë një njeri më të mirë. Nuk më pëlqente se si po bëhesha”,- ka thënë modelja. Naomi pa kurrfarë sikleti tregon për revistën britanike për të shkuarën dhe tregon detaje të parrëfyera kurrë më parë, për karakterin dhe për skandalin e famshëm të diamanteve “të përgjakur”. “Unë u bëra vartëse e alkoolit dhe drogës, por edhe festave ku merrja pjesë. Nuk mund të jetoja dot pa shkuar në to. Isha një vajzë festash. Megjithatë të “shërohesh” dhe të pranosh gabimet është një gjë pozitive nga e cila nuk duhet të kemi turp”,- ka thënë Naomi Campbell.