Ju prezantojnë Flynn Bloom

Modelja lindi më 6 Janar në një spital privat në Los Angeles dhe ka rrëfyer se ka pasur një lindje të vështirë, por e ka bërë në mënyrë natyrale dhe me bashkëshortin pranë. “Bebi peshonte 4.4 kg. U lind në mënyrë natyrale, pa përdorur asnjë ilaç për të lehtësuar dhimbjet. Zgjati shumë dhe ishte e vështirë, por Orlando ishte me mua tërë kohës dhe më mbështeste. Nuk do t’ja kisha dalë mbanë pa të. Jemi shumë të lumtur dhe po shijojmë kohët së bashku si familje. Flynn është rrezja jonë e diellit”,- ka shkruar Miranda Kerr.

Advertisement