Sipas sa gjatë vitit 2010 ka pasur 58 kallëzime për abuzime në dogana dhe vetëm 16 prej tyre kanë përfunduar. Rama gjithashtu ka theksuar se problematikë për organin e akuzës mbetet kallëzimi penal për korrupsionin e zyrtarëve të nivelit të ulët. Kryeprokurorja ka theksuar se shpeshherë procedohen për korrupsion zyrtarë të nivelit të ulët dhe lokalë dhe jo ata të nivelit të lartë. Sipas saj ka në ulje të procedimeve penale gjatë vitit 2010 ku nga 117 procedime penale për korrupsion gjatë gjithë vitit vetëm 27 raste janë regjistruar për 6-mujorin e dytë. Gjithashtu kryeprokurorja Rama u ka kërkuar prokurorëve të jenë më bindës në gjyqe dhe ta mbrojnë më mirë akuzën gjatë seancave gjyqësore. Duke iu rikujtuar prokurorëve se ata përfaqësojnë shtetin në një gjyq, u kërkoi atyre që të jenë sa më bindës para gjykatës dhe ta mbrojnë me këmbëngulje akuzën. “Prokurori nuk është një individ në gjykatë, por përfaqëson shtetin dhe ndaj ai duhet që t`i mbrojë akuzat që paraqet atje”, theksoi më tej Rama.


