Tiranë | Zhvillohet sot demonstrata e Opozitës së Bashkuar, policia në gjendje gatishmërie

 Itinerari i kësaj demonstrate do të jetë: Stacioni i Trenit-bulevardi “Zogu i parë”, Zogu i Zi-rruga e “Durrësit”, 21 dhjetori-rruga e “Kavajës”, pallati me shigjeta-Unazë dhe filologjiku-rruga e “Elbasanit”; për t’u mbledhur më pas në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia është shpallur në gjendje gatishmërie duke vënë në dispozicion rreth 3500 forca, për të siguruar rendin dhe qetësinë publike gjatë zhvillimit të kësaj demonstrate. Lidhur me mbikëqyrjen e kësaj proteste, ambasada e SHBA-ve në Tiranë, bëri dje thirrje që ajo të jetë paqësore dhe konstruktive. Nga ana e saj, qeveria tha se policia është në gjendje që të ruajë qetësinë gjatë tubimit socialist, por organizatorët janë përgjegjës për aktet e përkrahësve të tyre, qe i kanë thirrur në protestë.

Advertisement