Tiranë – Shtyhet sërish gjyqi ndaj Aldo Bares

Thursday, January 15, 2026

 Ndërkohë vetë Bare ka kërkuar në sallën e gjyqit që të thirret për të dëshmuar Shkëlqim Haxhia. “Indiferenca e shtetit për të mos thirrur Shkëlqim Haxhian për të dëshmuar më irriton” theksoi në gjyq Aldo Bare ndërkohë që gjyqëtarja ka theksuar se Haxhia ndodhet jashtë shtetit prandaj dhe nuk mund të paraqitet në gjyq. Ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Bares i cili ka deklaruar se Shkëlqim Haxhia është parë para dy ditësh në qytetin e Lushnjes. Aldo Bare akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si organizatori dhe drejtuesi i “Bandës së Lushnjes”, e cila akuzohet për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -