Tiranë – Rama troket derë më derë për të ftuar qytetarët në demostratën e 21 Janarit

 Në fakt, veprime të tilla Rama i ka ndërmarrë edhe më parë kur kërkonte prej qytetarëve të bëheshin pjesë e protestave të Majit, kur kërkonte hapjen e kutive të zgjedhjeve të kaluara. Konkretisht, Rama është ndalur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet dhe gjatë takimeve me banorët e zonës, kryesocialisti i ka ftuar ata të marrin pjesë në demostratën e 21 Janarit. Ai u ka thënë atyre se kjo protestë nuk është e Partisë Socialiste dhe aspak politike, për të marrë pushtetin, por ka si qëllim të jetë një demostratë qytetare.

Advertisement