St. Petersburg në Florida është vendi i duhur për të gjithë adhuruesit e artit surrealist, pasi u hap muzeu i SALVADOR DALI. Muzeu u rikonstruktua falë një shume prej 36 milion $-ësh. Krahasuar me muzeun e vjetër, i riu është dyfishuar në hapësirat ekspozuese e po ashtu ka një arkitekturë të re realizuar nga Yann Weymouth. Duke patur parasysh që koleksioni i ekspozuar këtu është më i ploti i punëve të Dali, është rritur së tepërmi dhe niveli i sigurisë.