Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale.

Tuesday, November 24, 2026

Një moment i veçantë gjatë konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka vënë në qendër të vëmendjes përfaqësuesen e Malit të Zi, pasi ajo shfaqi simbolin e shqiponjës dykrenare, të lidhur ngushtë me identitetin kombëtar shqiptar.

Bëhet fjalë për 22-vjeçaren Maria Aleksandra Ivezaj, e cila gjatë parakalimit me kostumet kombëtare, më 21 nëntor në San Juan të Porto Rikos, formoi me duar simbolin e shqiponjës dykrenare.

Gjestit të modeles nuk i shpëtuan as kamerat dhe as publiku, duke qenë se ajo konkurron në këtë event ndërkombëtar nën përfaqësimin e Malit të Zi, ndërsa simboli që zgjodhi të shfaqte është një nga shenjat më të dallueshme të identitetit shqiptar.

Vëmendja ndaj veprimit të saj u shtua edhe më shumë pasi Ivezaj publikoi në Instagram fotografi nga prezantimi, ku shfaqet sërish duke bërë shqiponjën dykrenare, të njëjtin gjest që kishte realizuar në skenën e Miss Universe.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta. Disa media në rajon e cilësuan këtë veprim si një skandal, ndërsa simboli u bë objekt komentesh mes përdoruesve.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM