Ai ka mundur personazhe si George Clooney apo Zac Efron në klasifikimin e Yllit ndërkombëtar të veshur më mirë, përpiluar nga revista e modës për meshkuj GQ. Në botimin britanik të kësaj reviste Javier ka kryesuar klasifikimin duke u ndjekur nga dizenjuesi i bizhuterive Waris Ahluwalia dhe Alexander Skarsgard, respektivisht pozicionuar në vendin e dytë dhe të tretë. Duke vlerësuar sensin e fashionit të aktorit fitues të Çmimit Oscar, redaktorët e revistës GQ kanë shkruar: “Aktori spanjoll është mishërimi i stilit, nuk është aspak çudi që kapi vëmendjen e Penelope Cruz”.
Ikona e Bollywood-it Shah Rukh Kahn u rendit i katërti, Efron në të gjashtin dhe Clooney mundi të renditej vetëm në vendin e nëntë. Tom Brady, bashkëshorti i supermodeles Giselle Bundchen u rendit në vendin e tetë. Ndërsa ana tjetër e medaljes, mashkulli ndërkombëtar i veshur më keq ishte aktori Mel Gibson. Jaden Smith (djali 12 vjeçar i Will Smith) dhe Axl Rose janë kritikuar për zgjedhjet e tyre të garderobës.