Dashi – Ditë mjaft e animuar dhe e ngrohtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do përjetoni kënaqësi të njëpasnjëshme dhe do ndiheni të bekuar nga yjet. Beqarët do fillojnë një lidhje serioze e cila ka për të zgjatur përgjithmonë. Në planin financiar tregohuni të matur. Po shpenzuat pa kursim keni për të pasur probleme goxha serioze edhe më pas.
Demi – Ditë goxha delikate kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Mos e acaroni për gjithçka partnerin tuaj sepse dhe durimi i tij e ka një kufi. Beqarët do ndihen të hipnotizuar nga dikush dhe do bëjnë gjithçka që ai do ju thotë. Kujdes sepse gabimet do ju dhembin më vonë. Dielli do jetë planeti që do ua mbrojë financat. Do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë.
Binjakët – Ditë shumë e trazuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do keni debate dhe mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me personin që keni në krah. Beqarët do jenë gjithë kohës të shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga propozimet që do ju bëhen. Në planin financiar gjithçka do ju ecë mirë sepse situata do jetë më e qëndrueshme se kurrë.
Gaforrja – Atmosfera në çift do jetë shumë e ftohtë sot. Kjo do sjellë edhe disa debate me partnerin, kështu që tregohuni gjithë kohës të matur. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më tepër sesa aq. Në planin financiar bëni kujdes sa më shumë që të mundeni. Po e tepruat me shpenzimet do ju duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit dhe jo të gjithë do mund t’iu mbështesin.
Luani – Mos u tregoni posesivë sot ju të dashuruarit sepse mund të keni probleme goxha serioze. Merrini gjërat sa më shtruar që të mundeni. Beqarët do kërkojnë pa fund, por nuk kanë për ta gjetur dot princin e tyre të kaltër. Bëni edhe pak durim. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe, kështu që mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.
Virgjëresha – Priten ndryshime të mëdha sot në jetën tuaj në çift. Tregohuni shumë të matur me atë që keni në krah dhe mos prekni asnjë çast tema delikate nëse nuk doni të keni më tepër probleme. Beqarët do e lënë veten të lirë dhe do bëjnë atë që do ndiejnë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni të arsyeshëm dhe largpamës gjatë gjithë kohës.
Peshorja – Ditë goxha e trazuar do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Mundohuni të tregoheni realistë dhe të mos kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Beqarët duhet të reflektojnë me kujdes për ato që duan të bëjnë sepse përndryshe situata do ju dalë jashtë kontrollit. Financat do jenë goxha të mira. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim i cili më vonë do sjellë më tepër përfitime.
Akrepi – Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shprehini sa më shumë ndjenjat sepse vetëm kështu gjërat do ecin si keni dashur. Beqarët do kenë një ditë të veçantë dhe të mbushur me të papritura të mrekullueshme. Financat do mbrohen në çdo moment nga yjet. Do i bëni mirë llogaritë dhe nuk do keni kurrfarë problemi në këtë sektor.
Shigjetari – Të nxitur nga Saturni, do kërkoni me çdo kusht ta konsolidoni jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do ia arrini qëllimit. Edhe beqarët do ndihen mirë falë disa takimeve impresionuese që do realizojnë. Gjithçka ka për të qenë shumë më ndryshe për ta. Në planin financiar do përballeni me probleme nëse nuk iu vini fre shpenzimeve. Lërini për më vonë edhe disa investime të menduara.
Bricjapi – Perspektivat do jenë shumë të mira sot për jetën tuaj në çift. Tensioni do marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Beqarët do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Sektori i financave do jetë i mirë. Nuk do keni as probleme për të kryer disa shpenzime më tepër se zakonisht. Do jeni të qetë në çdo moment.
Ujori – Do përballeni me disa surpriza jo të mira sot ju të dashuruarit dhe në disa momente do ndiheni keq. Kërkoni ndihmë nga disa familjarë sepse ata do iu japin këshillat e duhura. Beqarët as që do tentojnë të joshin ndonjë person sepse do jenë gjithë ditën plot angazhime. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar falë masave të rrepta që keni marrë.
Peshqit – Ditë e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur si duhet mes jush dhe do ndiheni me fat që keni partnerin në krah. Shumë persona të jashtëm do ju kenë zili. Beqarët nuk duhet të nxitohen sepse disa do kërkojnë thjesht të tallen me ju. Edhe pse financat do jenë më të mira se më parë, nuk duhet të bëni investime të mëdha.


