Lewis Hamilton plotëson 55 kriteret e mashkullit ideal të Kim Kardashian.

Friday, October 23, 2026

Kim Kardashian ka ndarë detaje të reja për jetën e saj sentimentale, duke lënë të kuptohet se lidhja me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, po shkon shumë mirë. Ylli televiziv zbuloi se partneri i saj aktual përmbush të gjitha 55 kriteret që ajo kërkon te një mashkull.

Në episodin e fundit të spektaklit The Kardashians, Kim nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Hamiltonit, por komentet e saj lanë pak vend për dyshime. Gjatë një bisede me nënën e saj, Kris Jenner, dhe motrën Khloe, ajo tregoi se ka 44 përqind prejardhje britanike, një shifër që tërhoqi vëmendjen për shkak të lidhjes me numrin 44, të cilin Hamilton mban në makinën e tij të garave.

Më pas, gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri The Fifth Wheel, Kim diskutoi me kolegen Nikki Glaser për listën e cilësive që dëshiron te partneri i saj i ardhshëm. Ajo zbuloi se personi me të cilin është aktualisht në një lidhje i plotëson të gjitha 55 kërkesat e saj, duke e përshkruar këtë si një ndjesi të veçantë.

Thashethemet për romancën mes Kardashian dhe Hamiltonit nisën në shkurt, ndërsa në prill dyshja e bëri lidhjen publike përmes Instagramit. Që prej asaj kohe, ata janë shfaqur gjithnjë e më shpesh së bashku, ndërsa Kim e ka mbështetur pilotin edhe gjatë garës së Formula 1 në Singapor, në fillim të tetorit.

Një burim pranë çiftit kishte deklaruar më herët për revistën People se dyshja kalon shumë mirë së bashku dhe se marrëdhënia e tyre zhvillohet natyrshëm. Sipas tij, njohja e hershme dhe fakti që të dy kanë ambicie e objektiva të ngjashëm në jetë kanë ndihmuar në forcimin e lidhjes.

Përpara Hamiltonit, Kim ishte përfolur për një romancë me sportistin Odell Beckham Jr., ndërsa në vitin 2022 pati një lidhje nëntëmujore me komedianin Pete Davidson. Ajo ishte gjithashtu e martuar me reperin Kanye West nga viti 2014 deri në vitin 2021, me të cilin ka katër fëmijë.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM