Papa Leoni XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi mjekët i kanë zbuluar një nodul tumoral të vogël në mushkëri gjatë kontrolleve shëndetësore.
Lajmin e bëri të ditur vetë Ati i Shenjtë gjatë lutjes së kësaj të diele në sheshin e Shën Pjetrit.
“U zbulua në një fazë shumë të hershme dhe është nën kontroll. Mjekët besojnë se është e këshillueshme të ndërhyhet, kështu që, duke ndjekur këshillën e tyre, kam vendosur t’i nënshtrohem një operacioni për ta hequr”, deklaroi Papa Leoni XIV.
Zyra e shtypit e Vatikanit tha se rikuperimi nga operacioni pritej të zgjaste rreth një javë. Ajo nuk dha detaje të mëtejshme rreth shëndetit, ndërsa ky është problemi i parë shëndetësor i bërë publik për Papën 71-vjeçar që nga marrja e mandatit.
Një tumor apo nyjëz në mushkëri është një lezion i vogël, i lokalizuar, që mund të jetë beninj.
Sipas studiuesve, më pak se 5% e tyre në përgjithësi rezultojnë kancerogjene, megjithëse rreziku rritet me moshën, madhësinë dhe faktorë të tjerë, si duhanpirja.

