Vazhdon me ëndrrën 450 kg-she

Për këtë duhet të arrijë peshën 450 kg, një objektiv që nuk duket dhe aq i pamundur, por rrezikon shëndetin e gruas. Herën e fundit u organizua një drekë 30 mijë kalorike me rastin e Krishtlindjeve. Kështu ushqimi për Donna-n nuk është thjesht një nevojë fiziologjike, por një punë. Në sitin e saj (vetëm për të rritur) naviguesit e internetit paguajnë 12 $ për të parë video të gruas teksa ha me bikini duke nxjerrë në pah format e saj gjigande. E gjithë kjo çmenduri peshe e ka një çmim për të paguar. Tension i lartë dhe diabeti janë vetëm disa nga problemet shëndetësosre të Donna Simpson. Anëtarët e New York Obesity Research Center i kanë cilësuar përpjekjet e saj si vetëshkatërruese, por gruaja nuk do t’ja dijë e as që ka ndërmend të ndërpresë misionin e saj.

E lindur në New Jersey më 1967-ën protagonistja jonë ka qenë gjithnjë e përmasave të mëdha. Në moshën 9 vjeçare peshonte 83 kg. Edhe kur njerka vendosi t’a rikthente në formë, Donna preferoi t’i qëndronte besnike rrumbullakësisë së saj. Për momentin Simpson ka arritur një objektiv pasi këtë vit u njoh edhe nga libri i rekordeve botërore Guiness si gruaja më e rëndë që lindi një fëmijë. Në vitin 2007, ajo peshonte 241 kg dhe me operacion lindi vajzën. Në këtë çmenduri shëndoshjeje Donna merr rreth 12 mijë kalori/ditë dukë ngrënë 4 hamburger, bukë dhe gjalpë, marmalatë, 4 racione pule me pure, një pizza gjigande një tortë me çokollatë, akullore dhe pana, 12 merendina, dy torta dhe shuuuuuuuuuuumë pije të gazuara. E nëse i shkon mendja për sushi, atëherë ha 70 copë.

Advertisement