“Ata janë shumë të lumtur”,- ka thënë zëdhënësi për amerikanen US Weekly. Reese Witherspoon (34 vjeç) u divorcua nga bashkëshorti i parë Ryan Phillipe në vitin 2008, pas 7 vitesh martesë, nga e cila kanë edhe dy fëmijë Ava (10 vjeç) dhe Deacon (6 vjeç). Jim Toth është agjent në Creative Artist Agency ku Reese është kliente, por mendohet se përfaqësohet nga një tjetër agjent. Çifti filloi të frekuentohej në muajin Janar, pak pasi aktorja u nda nga Jake Gyllenhaal, por e kanë mbajtur sekret lidhjen. Zërat për martesën e tyre filluan të qarkullonin në fillim të këtij muaji pasi Toth u pa të hynte në disa dyqane luksi bizhuterish.