Egli Tako ka vendosur t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të fansave në Instagram, përmes opsionit “Pyetje & Përgjigje”.
Mes pyetjeve të shumta që mori, vëmendje të veçantë tërhoqi ajo për jetën e saj private.
Një ndjekës e pyeti nëse Egli është aktualisht në një lidhje dashurie.
Artistja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania tregoi se kjo është një nga pyetjet që i bëhet më shpesh dhe këtë herë vendosi të shuajë kureshtjen e ndjekësve.
“Jo, nuk jam”, u përgjigj shkurt Egli, duke konfirmuar se aktualisht është beqare.
Jeta sentimentale e Eglit ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, veçanërisht pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, ku krijoi një romancë me Gjestin.
E njëjta bëri bujë për lidhjen që zhvilloi, momentet brenda dhe sjelljet karshi.



