J Balvin i jep fund romancës 8 vjeçare: Partnerja konfirmon ndarjen.

Saturday, September 19, 2026

Këngëtari i njohur J Balvin dhe partnerja e tij Valentina Ferrer i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas një romance që kishte nisur që në vitin 2018.

Modelja 32-vjeçare e bëri të ditur ndarjen përmes një postimi në Instagram të mërkurën, më 16 shtator, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet djali që kanë së bashku, i lindur në vitin 2021.

“Pas kaq shumë vitesh dhe momentesh të rëndësishme që kemi ndarë së bashku, José dhe unë kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara. Ishte një vendim që e morëm me dashuri, respekt dhe me dëshirën për të bërë më të mirën për familjen tonë. Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë të jemi gjithmonë pranë Río-s, me gjithë dashurinë tonë. Po e përjetojmë këtë proces me qetësi dhe e vlerësojmë thellësisht mirëkuptimin dhe respektin ndaj kësaj periudhe kaq personale për ne.”

Çifti ishte njohur në xhirimet e videoklipit “Sigo Extrañándote”, ku modelja luajti në vitin 2017. Njohja e tyre, disa muaj më vonë, u shndërrua në një lidhje dashurie, të cilën të dy u përpoqën ta mbanin larg vëmendjes së publikut.

Pavarësisht ndarjes, nga deklarata e modeles duket se të dy synojnë të ruajnë një marrëdhënie të qetë dhe të përqendruar te roli i tyre si prindër.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM