Sekreti i lidhjes

Menjëherë pas realizimit të filmit THE TOURIST Deep ka fillur të mbushë kopertinat e revistave. Në intervistat e tij nuk mungon kurrë së konsumuari biseda rreth lidhjes së tij. Ai së bashku me partneren, me të cilën ka plot 13 vite, kanë shprehur për Vanity Fair se kanë një sekret që mban kaq të gjallë lidhjen e tyre edhe pas kaq vitesh. Është një këshillë shumë e vlefshme nga nëna e Vanessa-s e cila jeton prej 40 vitesh me bashkëshortin e saj, praktikisht babain e francezes fatlume. “Ajo thotë se durimi dhe sigurisht dozat e dashurisë janë formula më e mirë për të vazhduar përpara. Kemi plot miq që për një mosmarrëveshje të kotë mendojnë se dashuria ka marë fund dhe nuk kanë durimin për të luftuar për lidhjen e tyre, ndaj dhe përfundojnë në dyert e gjykatave për divorc. Me ne nuk funksionon kështu. Ne japim dashuri çdo ditë dhe tolerojmë pothuajse gjithçka tek njeri –tjetri”,- ka thënë çifti Deep – Paradis gjatë intervistës.

Advertisement