Ka qenë vetë Portia De Rossi që është rrëfyer në librin e saj për problemet me ushqimin. Gjithçka filloi me një dietë në moshën 12 vjeçare për të mbërritur deri në peshën 37 kg. Pranimi i homoseksualitetit e ndihmoi që të kalonte dhe problemet me peshoren. Në librin UNBEARABLE LIGHTNESS: A STORY OF LOSS AND GAIN Portia ka shkruar: “Kohë më parë kur mbaja dietë, humba kaq shumë peshë por kjo ishte një mënyrë edhe për t’a bërë më të lehtë punën time si aktore. Mendoj se do të kisha vazhduar të vuaja nga problemet me ushqimin po të mos vija shpirtin në paqe përsa i përket seksualitetit tim””. Fatmirësisht aktorja takoi Ellen De Genres që e ndihmoi me të gjitha problemet e saj. Në të njëjtën kohë gjeti dashurinë dhe shërimin nga anoreksia.

Advertisement