Ana e panjohur e Brad Pitt: Alkooli, dhimbja dhe periudha e errët.

Tuesday, August 11, 2026

Brad Pitt ka rrëfyer se ka ndërprerë periudhën e tij të të qenit esëll pas shtatë vitesh pa konsumuar alkool.

“Kam qenë esëll për shtatë vjet. Dhe më pas e ndërpreva sërish. Por në një mënyrë më të kontrolluar. U bëra tepër i sigurt në vetvete disa herë dhe thashë: ‘Po, jo, kjo nuk është e mirë për mua’”, pranoi aktori në një intervistë për ‘Esquire’, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për konsum në sasi të mëdha.

Tema e alkoolit u ngrit gjatë intervistës, pasi Pitt i ofroi gazetarit pak verë gjatë takimit në shtëpinë e tij në Los Angeles, e cila vlerësohet rreth 12 milionë dollarë.

Në një tjetër pjesë të intervistës, Pitt foli edhe për një periudhë të vështirë emocionale, ndërsa po përballej me probleme familjare, rreth një dekadë pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Angelina Jolie.

Aktori i “Fight Club” tha se gjatë një periudhe të shkurtër kishte menduar për vetëvrasësje, duke përshkruar nivelin e madh të dhimbjes emocionale që kishte përjetuar.

“Dhimbja ishte aq shtypëse saqë nuk do të veproja mbi këtë ndjesi, por mund ta ndieja… mund të ndieja të ftohtin e plumbit në kokë dhe kjo më dukej si lehtësim”, rrëfeu Pitt.

Brad Pitt e ndërpreu konsumimin e alkoolit pas një incidenti të pretenduar në vitin 2016, gjatë një udhëtimi me avion, ngjarje që thuhet se ndikoi edhe në përkeqësimin e marrëdhënies së tij me Angelina Jolie.

Jolie, 51 vjeçe, ka pretenduar në dokumentet gjyqësore se ish-bashkëshorti i saj e kishte dëmtuar fizikisht atë dhe një prej gjashtë fëmijëve të tyre. Pretendimet janë pjesë e dokumenteve të një procesi të gjatë ligjor mes dy aktorëve.

Pitt dhe Jolie, të cilët luajtën së bashku në filmin “Mr. & Mrs. Smith”, u shpallën ligjërisht beqarë në vitin 2019, ndërsa divorci i tyre u finalizua vitin e kaluar, pas një beteje ligjore që zgjati rreth tetë vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -