“Duke krijuar kujtime së bashku”, Selin Bollati dhe Gimbo shënojnë 5-mujorin e lidhjes.

Thursday, August 6, 2026

Çifti i njohur nga Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati dhe Gimbo, kanë shënuar një tjetër moment të veçantë në historinë e tyre të dashurisë/

Dyshja festoi 5-mujorin e lidhjes, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga kjo ditë speciale.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata treguan atmosferën e festës së vogël, ku nuk mungoi torta me qiri dhe një dedikim i ëmbël: “Duke krijuar momente bashkë”.

 Foto: Instagram

Romanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ku shumë e panë si një afrim të krijuar nga rrethanat e spektaklit.

Megjithatë, pas përfundimit të programit, Selin dhe Gimbo dëshmuan se lidhja e tyre ishte e vërtetë, duke vazhduar të qëndrojnë bashkë edhe jashtë kamerave.

 Foto: Instagram

Me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre është bërë më e konsoliduar.

Çifti ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, derisa kanë ndarë shpesh me publikun momente nga jeta e tyre e përditshme.

 Foto: Instagram

Selin është parë gjithashtu e afërt me familjen dhe ambientin nga vjen Gimbo, duke vizituar shpesh Istogun, vendlindjen e tij. /Telegrafi/

 Foto: I

RELATED ARTICLES
- Advertisment -