Elvana Gjata dhe fenomeni viral Rilind Alimani, më 30 korrik publikojnë duetin “Po du”.

Wednesday, July 29, 2026

Rilind Alimani vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar të muzikës shqiptare, teksa talenti i tij po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në mbarë hapësirën shqiptare.

Por surpriza më e madhe duket se po vjen tani. Ylli i muzikës shqiptare, Elvana Gjata, ka zgjedhur pikërisht Rilind Alimanin për bashkëpunimin e saj më të ri muzikor.

Dyshja ka njoftuar në rrjetet sociale se më 30 korrik do të publikojë këngën e re me titull “Po du”, e cila pritet të jetë një nga duetet më të përfolura të kësaj vere.

Bashkëpunimi mes Elvana Gjatës dhe artistit që po cilësohet si fenomeni viral i vitit ka ngjallur pritshmëri të mëdha te publiku, me shumë fansa që presin publikimin e këngës për të parë se çfarë do të sjellë kjo dyshe në skenën muzikore shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -